Finalja e Big Brother VIP Kosova, ju pret një super spektakël e shumë surpriza

By

Pak orë na ndajnë prej nisjes së finales së madhe të formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, e që sonte pritet të sjellë një super spektakël nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit.

I gjithë spektakli do të transmetohet drejtpërdrejt në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion, si dhe sonte në nder të natës finale, Prime final do të jetë ‘live’ edhe në platformën YouTube, në linkun e mëposhtëm.

Edicioni i parë i këtij investimi gjigant mediatik përfundon sonte, derisa lista e finalistëve përfshinë: , Artan Thaçi, Juliana Nura, Mbresa Hajrullahu, Stresi dhe Vedat Bajrami.

Surpriza të shumta të përgatitura me kujdes nga “Vëllai i Madh”, iu presin sonte në spektaklin final të BBVK-së.

Pos tjerash, emocionet rriten akoma edhe më shumë pasi që gjatë spektaklit do të zbulohet edhe fituesi fatlum i 200 mijë eurove.

 

Artikuj të ngjashëm