Banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli gjatë mbrëmjes së sotme ka gatuar fli për konkurrentët e shtëpisë së “Vëllait të Madh”.
Madje, flinë ajo e ka përgatitur pikërisht me saçin që e mori si dhuratë për ditën e “Shën Valentinit” nga Atdheu, me të cilin kishte përjetuar një njohje përgjatë aventurës së përbashkët televizive.
Por, për ta parë Xhulin duke gatuar fli si dhe për t’i dëgjuar bisedat e saj me Dafinën të bëra në kuzhinën e shtëpisë – ndiqeni, videon në linkun e mëposhtëm.