Të dielën u mbajt finalja e programit televiziv ‘Në një javë’. Yjet që ishin pjesë e kastit u munduan të bëjnë zgjedhjet e duhura për natën e madhe.
Aktorja Olta Gixharri sfidoi veten në fushën e vallëzimit duke sjellur një vallëzim shumë të nxehtë nga kolona zanore e filmit ‘Fifty Shades of Grey’.
Tejet sensuale në performancë, Olta mori sërish vëmendjen e publikut, gjë që e ka bërë që nga starti i programit.
Kjo është video e dytë e më klikuar pas asaj të Landit që u bë virale me performancën e vajzës së Dr. Florit.