KUSH ËSHTË E FEJUARA E LABIT?!

By

Të hënën është fejuar prezantuesi Labinot Gashi. Këtë ngjarje e ka festuar në Prishtinë me familjen dhe miqtë e tij.

Menjeherë kur u kumtua ky hap i Labit, portalet u mbushën me lajme.

Lidhja e tyre u mbajt në heshtje deri në ditën e djeshme kur vendosën që këtë hap ta bënin publik.

Emri i të dashurës së prezantuesit është Qëndresa Bajrami, 24 vjeçare nga Prishtina.

Përpos studimeve ajo është e angazhuar në studion e Artës dhe Nagipit ku po bën praktikën për make up dhe flokë.

Marrëdhënia e Labit me Qëndresën ka filluar para 1 viti e gjysmë në qytetin e Ulqinit.

Fejesa ka bërë zhurmë për një shtatëzani të mundshme por që ky informacion nuk është i vërtetë.

Nga fotografitë e fejesës të realizuara nga Veton Osmani, duket se çifti po kalon shumë mirë me njëri-tjetrin./Prive.al

Artikuj të ngjashëm