Skuadra e verdhë fiton lojën me topat e Ping-Pongut, ky është dënimi i skuadrës humbëse

By

“Vëllai i Madh” i ka njoftuar banorët pas përfundimit të lojës me topat e Ping-Pongut, ndërsa ka rezultuar që fitues të jenë skuadra e verdhë.

Skuadra e verdhë, e cila ishte e përbërë nga Mbresa, Xhuli, Atdheu, Vivien, Himena dhe Artani, kanë fituar një favor nga kundërshtarët e tyre.

Kësisoj, skuadra humbëse do të jetë e detyruar t’iu bëjë masazh fituesve.

“Banorë, pas lojës me topat e ping-pongut, fitues doli skuadra e verdhë me 155 topa, ndërsa të bardhët me 149. Humbësit janë t’i bëjnë masazh fituesve, sipas çifteve: Stresi-Mbresës, Loriku-Xhulit, Gresa-Atdheut, Bruno-Vivienit, Vedati-Himenës dhe Arta-Artanit”, u tha në njoftimin e “Vëllait të Madh”.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Artikuj të ngjashëm