Era Istrefi kërkon falje publike!

By

Tash e disa ditë, Era Istrefi po pëlqehet e dëgjohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por kjo i ka sjellë edhe kritika në komente për shkak të përdorimit të termit ‘nigga’ që konsiderohet si ofendim nga afro-amerikanët.

E vetë këngëtarja ka vendosur të replikojë në gjuhën angleze duke dhënë sqarimin e saj për këtë çështje.

‘Kërkoj ndjesë për injorancën në përdorimin e termit. Në Kosovë nuk ka njerëz me ngjyrë prandaj e përdorim këtë shprehje në kuptimin e fjalës vëlla.

Kjo përse ne duhet gjithmonë të mendojmë gjerë. Jo racizmit. Ne jemi një’ – ka shkruar Era.

Meqenëse çdo ditë e më shumë suksesi ndërkombëtar po shndërrohet në opsion real, këngëtares ky lëshim duket se i ka shërbyer si leksion i mirë për të ardhmen. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm