Humbi dajën sa ishte në BBVK, fjalët e Getit pasi mori vesh lajmin

By

Reperi i njohur Getinjo la mbrëmë shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.

Përkundër se nga shumëkush ishte parë pretendent për fitore, Getinjo me vullnetin e tij ndërpreu garën, mes emocioneve të shumta nga banorët të cilët e patën të vështirë lamtumirën në shtëpi me Getin.

Me të dalë, ai është ndeshur me shumë mesazhe e komente nga publiku.

Megjithatë, Geti është përballur me një lajm të hidhur familjar, të cilin nuk e dinte përgjatë qëndrimit në shtëpi.

Javë më parë, daja i tij humbi jetën.

Familja ka vendosur që t’ia kumtojë lajmin sot në mëngjes.

Përmes një postimi në Instagram, Getinjo ka ndarë dhimbjen e tij.

“Më paska vdek daja sa isha brenda dhe mora vesh sot në mëngjes. Ka qenë daja im i vogël dhe e kam pasë edhe shok. U mërzita tepër. Zoti e mëshiroftë”, është shprehur Geti mes tjerash në postimin e bërë.

Një intervistë e parë pas daljes, ju pret sonte në kanalin e Prive në Youtube në ora 19:30. Në të, Geti flet për aventurën, daljen e fituesin potencial! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm