Mozzik aktualisht gjendet në Mekë, pas vizitës së tij në Medinë.
Reperi ndau fotografi të reja nga atje dhe pati një mesazh për të gjithë ndjekësit e tij në rrjete sociale.
Ai bëri thirrje për t’iu lutur Zotit për faljen e gabimeve.
“Kur mendoj a ka ndonjë ditë qe nuk jam falenderuar Zotit për të mirat e shëndetin , realisht kishte shumë ditë , Zoti na faltë.
Po kur mendoj se sa jam i lidhur me Zot e sa besoj në të i zbutë të gjitha!
Zot faleminderit që më sprovove e vazhdon ende se ashtu i don ti robërit e tu , të fortë , të lidhur me ty.
Na prano lutjet në këtë vend të bekuar na fal gabimet na pastro shpirtin me të mira !
Beko familjarët tonë , shoqërinë tonë ❤️Ja ku jam Zot pikërisht në vendin më të dashur tëndin , duke u lutur me shpresën që do mi pranosh lutjet si gjithëherë tjetër! Dhe si mesazh që kisha dhënë dashtë Zoti dikush motivohet : Faluni Faluni , besoni në Zot,Lutuni Lutuni”, ka shkruar reperi.
View this post on Instagram