Statistikat e lojës së mrekullueshme të Xhakës në fushën e gjelbër

By

Zvicra ka mposhtur me rezultatin 3-2 Serbinë, duke siguruar në këtë mënyrë biletën për 1/8 e Botërorit “Katar 2022”.

Granit Xhaka tregoi një tjetër paraqitje fantastike dhe është shpallur nga FIFA lojtari më i mirë i ndeshjes pas përfundimit të lojës.

Ai kishte 69 prekje të topit, ndërsa në pasime ishte 95 për qind i saktë nga 55 i kompletoi 52. Xhaka krijoi një rast për shënim, fitoi katër duele, ndërsa nuk u driblua asnjëherë.

Statistikat e Granit Xhakës kundër Serbisë:

  • 69 Prekje
  • 52 pasime të sakta
  • 95% saktësi pasimesh
  • 1 shans i krijuar
  • 6/6 pasime të gjata
  • 3 gjuajtje
  • 4 duele të fituara në fushë
  • 3/4 duele ajrore të fituara
  • 3 faulle të pësuara
  • 1 ndërhyrje të fituar

Artikuj të ngjashëm