Dafina Zeqiri ka reaguar shumë e shqetësuaër në lidhje me një rast trafiku ditëve të fundit.
“Pse gjithë ky agresivitet? Pse kaq nervoz për çfarë arsye? Ku na humbi respekti dhe mirëkuptimi për njëri-tjetrin? Çfarë po na ndodh?”, shkruan ajo.
Një qytetari i është rrezikuar jeta nga një grua, e cila nuk ndaloi në vijat e bardha. Ajo e ka përplasur, por lehtë fatmirësisht. Por nuk ka mjaftuar kjo. Burri është inatosur dhe i është kthyer gruas që e përplasi por kjo e fundit nuk e ka duruar dot këtë dhe ka dalë nga makina dhe e ka goditur, shkruan Iconstyle.
Ai përpiqet t’i thotë që nuk ka asnjë faj, pasi është në vijat e bardha, por gruaja nuk e ndal dhunën. “Joq” raporton se ngjarja ka ndodhur në Kamëz. /Prive.al