Gjon Karrica rrëfen përplot ekskluzivitete nga jeta private në NIN

By

Këngëtari me stilin më karakteristik në skenën shqiptare Gjon Karrica, ishte i ftuar sonte në emisionin NIN ku zbuloi shumë të pathëna.

Ai mes tjerash foli për jetën e tij private duke ndarë lajmin se mes datave 10 dhe 15 Maj pret të bëhet baba i një djali. Për emrin e tij nuk ka vendosur ende por dëshiron që të jetë me domethënie shqip, marrë shkas se edhe vetë emrin e ka të trashëguar nga gjyshi.

Gjoni tregoi poashtu se këngët e tij i shkruan bazuar në eksperiencën personale, përfshirë edhe këngën ‘Sex Toy’ në bashkëpunim me Jessy Hennessy.

Me këtë të fundit, këngëtari pohoi se kishte pasur një lidhje, por e cila kishte zgjatur shumë shkurt. Gjoni foli edhe për aksidentin që i ndodhi pak ditë para Vitit të Ri, nga i cili nuk mbeti fatmirësisht i lënduar.

Pos shpalosjes së planeve në karrierë dhe rrëfimit të jetës private, në NIN, Gjon Karrica performoi ekskluzivisht edhe dy këngët e tij ‘E du një virgjëreshë’ dhe ‘Bombardimet’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm