Çdo ditë e më tepër, diskografia shqiptare po i thyen kufijtë etnik duke u shtrirë edhe në vende të tjera. Të shumtë janë artistët që po korrin suksese falë talentit dhe punës.
Një ide novatore që shtrin ‘produktin vendor’ përtej kufinjve është edhe ajo e producentit të label-it PINT, K-Master.
Ky i fundit përmes faqes së internetit kmasterbeats.com ka mundësuar një treg të shtrirë në tërë globin ku artistë të ndryshëm mund të blejnë instrumentale të ndryshme.
Përpos si një biznes, ky koncept i ideuar nga producenti Kushtrim Berisha pa dyshim se përbën një shembull për t’u ndjekur nga të rinjtë në rrugëtimin e tyre marrë shkas nga fakti se interneti përbën të tashmen dhe të ardhmen. /Prive.al/