Taylor Swift ka falënderuar fansat e saj për “bërjen e diçkaje magjepsëse” pasi albumi i saj i ri, theu rekordin e Spotify për albumin më të transmetuar në një ditë të vetme.
Albumi i ri i yllit të pop-it u pubikua të premten.
Më pak se 24 orë më vonë, gjigandi i transmetimit të muzikës njoftoi në internet se albumi kishte grumbulluar më shumë transmetime në një ditë të vetme në historinë e platformës.
“Dhe para se ora të arrinte edhe mesnatën e 22 tetorit, Taylor Swift theu rekordin për albumin më të transmetuar në një ditë të vetme në historinë e Spotify. Urime, taylorswift13”, shkroi në Twitter llogaria zyrtare e platformës.
And before the clock could even strike midnight on October 22nd, Taylor Swift broke the record for most-streamed album in a single day in Spotify history. Congratulations, @taylorswift13 ♥️ pic.twitter.com/FpHfhrkqWL
— Spotify (@Spotify) October 21, 2022