Ky çift u eliminua nga ‘Dancing with the Stars’

By

Alban Nimani kërceu mbrēmë në “Dancing With the Stars” me këngën e tij, por që nuk i dha fatin që i duhet për t’i shpëtuar eliminimit.

Me një version të ri të këngës “Asgjë sikur dielli”, Albani u përpoq të ishte romantik krah Odetës në skenë, por me performancën e tij zhgënjeu jurinë, që i dha vetëm 9 pikë në total.

Performanca që vetë Albani e cilësoi më të dobëtën e natës, mesa duket nuk është votuar as nga publiku, duke e lënë artistin të fundit në garën e mbrëmjes.

Ai u përball me Irini Qirjakon, që ishte e parafundit në renditje dhe juria vendosi të shpëtojë këngëtaren e muzikës popullore.

Në natën e tretë të “Dancing With the Stars”, 11 konkurrentët kërcyen nën ritmet e këngëve fituese të “Top Fest”, ndër vite, duke na bërë të gjithëve nostalgjikë dhe duke dhuruar perfomanca të veçanta.

Artikuj të ngjashëm