Kryetaren e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusarin dhe të parin e Prishtinës Shpend Ahmetin, i pamë dje në disa video që qarkulluan në rrjete sociale duke e ‘kallur’ atmosferën në një event.
Pos tyre, në video dukej qartë edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi që poashtu dukej se po kalonte kohë të mirë.
Megjithëse nuk u specifikua, mësohet se ata kanë marrë pjesë në synetinë e Ledionit, djalit të vogël të këngëtarit Shkëlzen Jetishi – Xenit që u mbajt të premten në Gjakovë.
Në Xeni Imperial, përpos politikanëve të ftuar ishin edhe shumë kolegë të Xenit, si Shyhrete Behluli, Afrim Muqiqi, Ismet Peja, Vjollca Haxhiu. E normalisht, nuk kishte se si të mungonte në këtë syneti as humoristi Besim Dina.
Nga çfarë shihet në rrjete sociale, mysafirët në këtë gazmend familjar kanë kaluar shkëlqyeshëm. /Prive.al/
https://www.youtube.com/watch?v=LML3LstRtBc