Besoni ose jo, Kanye ndjek këtë modele shqiptare

By

Rrjetet sociale janë terren nga i cili Kanye West nxjerr gjithmonë lajm.

Polemikat më të mëdha, sidomos me familjen Kardashian pas ndarjes nga Kim, ai i zhvillon kryesisht në profilin e tij në Instagram.

Mirëpo, në këtë profil, ai nuk i ka ‘shpëtuar’ një shqiptareje të njohur.

Reperi i njohur ndiqet nga 18 milionë njerëz dhe ndjek rreth 7 mijë, mes të cilëve një nga modelet më seksi shqiptare.

A mund ta gjeni pak se për kë bëhet fjalë?

Oriola Marashin!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Oriola Marashi (@oriolamarashi)

Modelja shqiptare gjendet në listën e personave që Kanye ndjek.

Nuk dihet nëse ka pasur një takim mes tyre, apo bukuria e modeles shqiptare, i ka rënë në sy reperit përmes rrjeteve sociale.

Fotot e Oriolës shumë shpesh janë shndërruar në virale gjithandej nëpër botë duke marrë vëmendje në territore e popullsi të ndryshe anë e mbanë globit.

Kush do thoshte që deri në Kanye West-in? /Prive.al

Artikuj të ngjashëm