Një postim i Mozzik në Snapchat ku shihej me një gërvishtje në dorë bëri që mediat të mbusheshin me raportime se reperi është sulmuar nga persona brenda një makine teksa po ecte rrugëve të kryeqytetit.
Surprizues ishte fakti që Mozzik nuk kishte ndonjë lëndim në fytyrë por thjeshtë një gërvishtje në dorë.
E pikërisht përmes Instagram reperi ka sqaruar duke qeshur se cila është e vërteta.
Nuk m’ka ndodh kurgjo o dashamir hahahaha thjesht jom rrxu n’akell n’bore ni gervishtje e vogel kurgjo ma shume hahahahaha ! – ka shkruar ai.
Duket se megjithëse rrugët në kryeqytet janë të hapura dhe bora është shkrirë në shumicën e vendeve, Mozzik ishte sot pak pa fat. /Prive.al/
8