Kapitulli i ri i Adelina Eminit në Florida të SHBA-ve

By

Pjesa e shkollimit prej vitesh mbetet shtyllë e fortë në karrierën dhe atë që Adelina Emini përfaqëson në përgjithësi.

Këngëtarja e njohur është gjithnjë shumë aktive në pjesën e formësimit akademik, duke mos u mjaftuar me arritjet, me synimin që gjithnjë të jetë lart e më lart.

Prej disa kohësh, Adelina është zhvendosur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për studime të doktoratës.

Emini është në fazën e fundit të tezës së doktoratës në fushën e marketingut, duke u bërë kandidatja e parë doktorante nga Kosova që angazhohet në Universitetin e Floridas i cili është në top 20-shen e universiteteve më të mira në SHBA.

May be an image of 5 people, people standing and indoor

Në faqen zyrtare, Universiteti ka ndarë rrugëtimin e Adelinës përmes një postimi ku mes tjerash shprehet:

“”Adelina do të punojë edhe në Qëndrën Shtetërore për Përparimin e të Drejtave të Njeriut në FLorida, në kampanjën e tyre të rrjeve sociale”.

Ky angazhim do jetë krahas atij të ligjërueses përgjatë kohës së përfundimit të tezës së doktoraturës.

Suksese Adelina, lart e më lart! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm