Dafina Zeqiri ka nisur disa akuza në adresë të ish-menaxherit të estradës, Drin Zatriqi përmes disa postimeve në llogarinë e saj në Twitter, (postime të cilat më pas janë fshirë).
Zatriqi ditë më parë u shpreh se artistat dhe mediat përdorin ‘lotët e krokodilit’ në lidhje me rastin e dhunimit të vajzës 11-vjeçare në Prishtinë.
Postimi i Drinit në Facebook ka ngjallur reagimin e Dafinës e cila në një postim në Twitter u shpreh:
“Drin Zatriqi, mbylle gojën tënde të pistë. Ti je njeri ma zi se krejt çka i permende! Rrahës i grave! Abuzues! Hajn! Mos të flasim për sene tjera! Ti mu më ki përcjell, më ki kërcënuar e del këndej e han m***”, ka shkruar këngëtarja, në postimin të cilin e fshiu më pas.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Drinit, i cili i kërkoi publikisht të tregojë emrin dhe mbiemrin e vajzës që e ka akuzuar atë, në të kundërtën do të takoheshin në gjyq.
Dafina ka reaguar sërish në ‘Twitter’, duke u shprehur e hapur edhe për gjyq.
“Mos t’folim pse ike nga Kosova në Amerikë dhe çka ke bo në Amerikë ti! Për gjyq? Hajde kur dush!”, ka shkruar Dafina.
Reagimi i ish menaxherit nuk mungoi sërish në Facebook.
“Miq të nderuar, sapo na erdhi edhe përgjigja e Dafinës për pyetjen teme publike me na tregu të gjithve kush na qenka qajo “viktima” që e pasna rreh unë… unë shumë i sigurt e mohova edhe e sfidova, avokati jem Berat Tmava hiq ma larg se javën tjetër e deponon padinë…Tash Dafina s’paska pas përgjigje, po më paska pyet pse “ika nga Kosova” “çka kom bo unë në Amerikë” HAJDE DUFFY KALLXONA TI, veç kujdes mos po knon edhe nja 4 vjet tjera për mu”, u shpreh Drin Zatriqi.
Dafina pas kësaj i ka fshirë të gjitha postimet e saj në Twitter. /Prive.al