Arrestohet këngëtarja turke

By

Këngëtarja turke Gulsen është arrestuar dhe akuzuar për nxitje të urrejtjes për një shaka që ka bërë me shkollat ​​fetare.

Në prill, këngëtarja e quajti “pervers” një anëtar të grupit të saj dhe se “perversiteti” ishte për shkak se ai kishte marrë pjesë në një prej këtyre shkollave.

Pavarësisht se komentet ishin të vjetra, ato së fundmi u bënë virale në internet, duke tërhequr kritika nga qarqet konservatore.

Kritikët thonë se arrestimi është një përpjekje e presidentit Rexhep Tajip Erdogan për të konsoliduar mbështetjen përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Para arrestimit të saj, Gulsen – e cila shihet si Madonna e Turqisë – kishte kërkuar falje në mediat sociale dhe sugjeroi se fjalët e saj u kapën nga ata që synojnë të “polarizojnë shoqërinë”.

Duke shkruar në Twitter dhe Instagram, këngëtarja tha se ndërsa po “mbronte lirinë e shprehjes” me “shakanë mes kolegëve” i kërkoi falje “të gjithëve që u ofenduan”.

Ajo po mbahet në pritje të gjykimit.

Presidenti Erdogan, AK Partia e të cilit erdhi për herë të parë në pushtet rreth 20 vjet më parë, studioi në një nga shkollat ​​e para fetare të vendit Imam Hatip, të cilat u themeluan nga shteti për të edukuar të rinjtë për të qenë imamë dhe predikues.

Arrestimi i 46-vjeçares ka përçarë vendin, me mbështetësit konservatorë dhe pro-qeveritar që i përshkruan gjerësisht komentet e saj si “pafytyrësi”, ndërsa zëra më liberalë dhe pro opozitës e kritikuan arrestimin e saj si joproporcional dhe reaksionar.

Avokatja Feyza Altun tha se vendimi nuk ka “asnjë arsye ligjore” dhe argumentoi se Gulsen u arrestua për shkak të veshjeve të saj skenike, besimeve, “qëndrimit sfidues” dhe mbështetjes për njerëzit LGBT.

Artikuj të ngjashëm