Menjëherë pas triumfit në skenën e FiK, këngëtarja Eneda Tarifa ka dhënë prononcimin e saj të parë për kanalin zyrtar të “Eurovision” në Youtube transmeton lapsi.al.
Në anglisht, këngëtarja shqiptare ndan me shikuesit emocionet e fitores. “Ndihem si mbretëreshë, unë përjetova një ëndërr e cila u bë realitet”, shihet të thotë në intervistë Eneda Tarifa. ”Do e bëj më të mirën time për përfaqësimin e Shqipërisë ashtu siç duhet” – shton këngëtarja.
Mes të tjerash, Eneda e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Suedi vitin e ardhshëm, zbulon se këngën fituese “Përrallë”, do ta këndojë për publikun europian në versionin anglisht. Ndryshe, kujtojmë se pothuajse si çdo herë tjetër edhe kjo fitore u kontestua nga shumë segmente të shoqërisë për arsye të ndryshme. Për më shumë, shihni videon më poshtë: