Ja çfarë mund të tregojë buzëqeshja për shëndetin tuaj

By

Nga gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve deri te lëkura e plasaritur, goja dhe mishrat e dhëmbëve mund t’ju tregojnë shumë për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Melanie Dixon, terapiste ushqimore e regjistruar në Vitaminology, Lucy Gornall ka treguar se buzëqeshja mund të tregojë shumë për shëndetin tuaj.

“Nëse mishrat e dhëmbëve janë të zbehtë dhe rrjedhin gjak kur lani, kjo mund të jetë një shenjë e sëmundjes periodontale, e cila mund të çojë në probleme të tjera shëndetësore”, ka thënë ajo.

Shkencëtarët e Universitetit të Harvardit zbuluan se njerëzit me sëmundje të mishrave të dhëmbëve kanë dy deri në tre herë më shumë rrezik për atak në zemër ose goditje në tru.

Derisa lidhja nuk është konkrete, ekspertët besojnë se inflamacioni, është një pjesë e madhe e sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe mund të shkaktojë gjithashtu arterie të ngurtësuara, duke e bërë më të vështirë rrjedhjen e gjakut në zemër, raporton The Sun.

Problemet e mishrave të dhëmbëve mund të shkaktohen gjithashtu nga higjiena e dobët e gojës, pirja e duhanit ose një dietë me pak lëndë ushqyese.

“Marrja e një multivitamine dhe vaj peshku Omega-3 mund të jetë një mënyrë e mirë për të mbushur çdo pamjaftueshmëri ushqyese”, është shprehur ajo.

Shenjat e bardha në gjuhë mund të jenë shenjë e një infeksioni ose edhe diçka më serioze.

“Njollat ​​e bardha të pazakonta mund të jenë kancerogjene dhe duhet të trajtohen”, ka thënë tutje Melanie Dixon.

Artikuj të ngjashëm