Flori dhe Elvana falemnderojnë shqiptarët e Amerikës

By

Sikur pothuajse çdo vit tjetër, edhe fundi i 2015-tës, Florin dhe Elvanën i gjeti në koncerte përtej Atlantikut.

Në SHBA, ata performuan hitet e tyre më të mëdha në praninë e qindra shqiptarëve që kishin shkuar për t’i parë.

E atmosfera që krijuesit e hiteve të shumta krijuan atje ishte tejet impozante. Në një foto të postuar nga Elvana, ajo shihet bashkë me Florin teksa mbajnë flamurin kuq e zi në skenë.

Këngëtarja është përkujdesur t’i falemnderojë shqiptarët që jetojnë në New York dhe Boston për dashurinë që sollën atje.

E ndërkohë, as fansat nuk harruan që të bëjnë të njejtën për yjet e Threedots të cilët me performancat e tyre i ofruan mbrëmje të paharrueshme muzikore që do e mbajnë mend gjatë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm