Adriani dhe Lindoni vijnë me ”Asnihere”

By

Sapo është publikuar projekti më i ri nga Adrian Gaxha dhe Lindoni i titulluar ”Asnihere”.

Kënga mban vulën e produksionit të riBrick Records kurse teksti është shkruar nga Lindoni dhe Lyrical Son. Videoklipi, për të cilët Adrian Gaxha zuri vend edhe në mediat më të mëdha kroate, është realizuar nga Entermedia.

Ndryshe, ky projekt vjen pas një viti tejet të suksesshëm për artistët që me këngët ”Kalle”, ”Syn” ishin ndër emrat që dominuan sezonin e nxehtë.

”Asnihere” që në momentet e para ka arritur të grumbullojë kritika pozitive nga fansat për të cilët kjo këngë vjen si dhuratë në prag të Vitit të Ri. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm