Në natën e parë të “Sunny Hill Festival”, në skenë u ngjit këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ku paraqitjen e nisi me këngën “Physical”.
Pos performancës së mahnitshme, Dua Lipa mori vëmendjen edhe me veshjen e saj, e cila u realizua nga Valentino.
Emri i saj ishte qëndisur në pjesën e brendshme të rrobave, të cilat ajo i kishte veshur.
View this post on Instagram
Dua Lipa kishte një pamje të personalizuar “Valentino Pink PP”, në koordinim me kërcimtarët e saj rezervë, vokalistët dhe anëtarët e grupit ndërsa performonte në Prishtinë. /Prive.al