Shqiponjat ngado! 50 Cent bën shqiponjën gjatë performancës në koncertin e tij

By

Padyshim që një prej reperëve më të njohur dhe të suksesshëm në botë është Curtis James Jackson III, apo i njohur me emrin artistik 50 Cent.

I njohur për ndikimin e tij në industrinë e hip hopit, ai është cilësuar si “mjeshtër i artit të nuancuar të shkurtësisë lirike”.

Sukeseset e tij më së miri e dëshmojnë turnet e tij që janë të stërmbushura dhe miliona fansa që presin momentin për ta dëgjuar atë teksa performon në skenë.

Së fundmi, reperi është duke mbajtur turneun e tij në vende të ndryshme të Evropës, ku krahas nacionaliteteve të ndryshme reperi numëron dhe mijëra fansa shqiptarë.

Megjithatë një veprim i tij në një nga koncertet e fundit ka të bëjë me shqiptarët, ku 50 Cent bëri shqiponjën dykrenare me duar.

Ky gjest i tij është kapur nga fansat dhe videon e plotë të momentit mund ta shihni në postimin e mëposhtëm. /Prive.al

@alb_baj #50cent #concert #albania #shqiptar #fyp #tiktok ♬ Originalton – Alb_baj

 

Artikuj të ngjashëm