Reperi Don Xhoni është ndaluar nga policia ditën e sotme. Burime të Prive.al kanë bërë të ditur se gjatë një kontrolli rutinor në lagjen Kalabria të kryeqytetit, atij i është gjetur një armë.
Burimet tona bëjnë të ditur se është hapur rast për “armëmbajtje pa leje” teksa Xhonatani është liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës ka dhënë një version zyrtar për shoqërimin në polici të reperit Don Xhoni. Në komunikatën zyrtare thuhet se përpos revoles pa leje, reperi i janë konfiskuar edhe fishekë.
Së fundmi, reperi nga Drenica hyri edhe Live në Instagram për të folur për këngën e tij të re “Katile”, ndërkaq nuk mungoi edhe një deklaratë mbi ngjarjen e ditës.
“Desha me ju tregu se gjithçka është në rregull, gjithçka është ok. Edhe respekt për Policinë e Kosovës se janë të gjithë të mirë. Faleminderit dhe për mbështetjen për këngën e re ‘Katile’,”- thotë ndër të tjerash reperi në videon e mëposhtme. /Prive.al