Në Kosovë, po mbahet Parada e Krenarisë në përkrahje të të drejtave të komunitetit LGBT që jeton në vend.
Kjo lëvizje ka për qëllim që të kërkojë pranimin e personave që kanë orientime të caktuara seksuale në shoqëri, lirinë e tyre dhe barazinë e mosdiskriminimin.
Ky komunitet ka gjetur përkrahjen e artistëve shqiptarë, madje deri më tani janë zbuluar dhe emrat e disa artistëve që do të përformojnë në koncertin e organizuar në Pallatin e Rinisë ‘Krejt Bashkë’.
Tuna do të jetë njëra ndër artistet që do të performojë në koncertin e ‘Krejt Bashkë’ që do të mbahet sot nga ora 13:00.
Prandaj të gjithë gati dhe mirëprisni Tunën në Pallatin e Rinisë nga ora 13:00. /Prive.al