Mbaron seriali ‘Më fal’ por çka tutje?

By

Është një ndër serialet më të popullarizuara që për më shumë se një dekadë, ka mbajtur shqiptarët të ‘gozhduar’ para ekranit. 

Mirëpo, edhe seriali turk ‘Më fal’ e ka pasur përfundimin e tij, ndonëse pas shumë kohësh. 

Të premten është transmetuar episodi I fundit I këtij seriali. 

Përmes rrjeteve sociale, stafi I dublimit në shqip ka falënderuar të gjithë shikuesit duke treguar mes tjerash edhe çka vjen tutje. 

“Më fal” do të pasohet nga “Mos më braktis” që është përshkruar si një serial “shumë I dhimbshëm e me shumë ngjarje”. 

Për territorin e Kosovës, Alsat M si kanali që ka transmetuar këtë serial kaq të popullarizuar transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion. /Prive.al  

Artikuj të ngjashëm