Eurovision: Shqipëria nuk ia del të kualifikohet në finale!

By

Gjysmëfinalja e parë e Eurovision nisi sonte në orën 21:00. Ronela Hajati performoi e para, nga 17 këngëtarë performuan.

Në skenë, këngëtarja u shoqërua edhe nga trupa e baletit, në mesin e tyre edhe balerina Klaudia Pepaj.

Mbyllja e performancës u shoqërua me brohorima dhe flamuj shqiptarë që valëviteshin në arenën e spektatorëve.

Mirëpo, Shqipëria nuk mblodhi votat për t’u kualifikuar në finale dhe udhëtimi i Ronelës mbaroi me mbrëmjen e sotme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm