Në postimin e saj në fundit në Instagram, moderatorja shumë e dashur Dojna Mema tregoi për punën e saj të parë.
Ajo ishte vetëm 19 vjecare kur nisi punën në radio dhe kaloi gjashtë muaj në provë pa pagesë, pas një gjysmë viti ajo merrte rrogë vetëm 20 mijë lek.
Shumë ka ndryshuar që nga atëherë dhe Dojna është një nga moderatoret më të pëlqyera të ekranit shqiptar.
“Puna ime e parë, radio,19 vjeç !Asokohë mendoja që do të ishte edhe e fundit. Pas 6 muaj prove (të papaguar) mu vendos një pagë 20.000 lek dhe mbaj mend që isha aq e lumtur sa thoja : Po këta pse më paguajnë për të bërë çfarë më pëlqen?! Shumë ka ndryshuar nga atëherë. Radio nuk ishte puna ime e vetme apo e fundit, paga u rrit bashkë me mua dhe mbi të gjitha unë mësova t’i lë gjithmonë të hapura dyert e dritaret e mundësive duke mos u kufizuar nga askush dhe asgjë. Bota është aty për ta kapur, bashkë me gjithë çka brenda”.
Kujtojmë se Dojna po pret edhe fëmijën e saj të parë me Vlashent Satën. /Prive.al