Kida publikon sonte “S’ki ide”

By

Kida sonte në mbrëmje publikon projektin e saj të ri “S’ki ide”. Këtë e ka bërë të ditur vetë Orhidea që në një postim në Instagram ka treguar se premiera do jetë në Youtube në orën 20:00.

Kjo këngë është produkt muzikor i Zzapp&Chriss dhe ka tekst të Getinjos. Videoklipi është xhiruar nga XL në disa lokacione të ndryshme.

Kujtojmë se ky projekt do të pasoj suksesin absolut gjatë verës me bashkëpunimin “Premtimet” që erdhi me Mozzik.

“S’ki ide” po pritet me padurim nga fansat e këngëtares që realisht janë të shumtë në numër. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm