Nisë numërimi prapa, qindra fansa presin orë përpara këngën e Erës!

By

Tik, tak!

Pritjes së gjatë për rikthimin e Era Istrefit po i vjen fundi.

Sipas paralajmërimeve, projekti i shumëpritur vjen sot në ora 18:00 për fansat e shumtë të këngëtares.

Numërimi prapa ka filluar dhe video tashmë vetëm se është e ngarkuar në rrjete sociale ku nga ndjekësit numërohen minutat dhe sekondat.

Pavarësisht orës së mbetur, në video janë qindra fansa duke e pritur këngën, si të ishte “viti i ri”.

Ky njëherësh është projekti i parë i këngëtares nën menaxhimin e Leaf Management, respektivisht menaxherit Hajriz Bajrami, i cili është krah suksesit të DJ-it të njohur kosovar që po bën histori në botë, Regard. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm