Mania e ndërhyrjes në fotografi është tejet e përhapur ndër fytyrat tona publike.
Sidomos femrat, janë gjithmonë në kërkim të perfektes duke ndryshuar linjat trupore që pothuajse secilën herë nuk shpëtojnë pa u vërejtur nga fansat.
Megjithatë sot Getoar Selimi ka hyrë në ‘listën’ e atyre që intervenojnë në fotografi. Në një foto të postuar ku thotë ‘Gëzuar’, Geti qartësisht vërehet se njërën nga vetullat nuk e ka të veten mirëpo me gjasë, të ‘vendosur’ përmes aplikacioneve të ndryshme.
Nuk dihet se me kë po drekonte lideri i Babastars por duket se ka pasur kohë mjaftueshëm sa për të intervenuar në imazhin e postuar, gjë që nuk rastisim ta hasim mjaft shpesh. /Prive.al/