Noizy po sjell diçka gjigande këtë gusht!

By

Noizy di se si të nxisë entuziazëm tek fansat e tij dhe lajmi i tij i fundit bëri po të njëjtën gjë!

Së fundmi përmes disa Instastory ai ka lajmëruar se një projekt “gjigand” do të vijë në muajin gusht të këtij viti.

“Koncerti i madh do të mbahet në gusht. Kapacitet, minimumi 30 mijë veta”, shkroi rreperi.

Reperi nuk ka ndarë detaje të mëtejshme sa i përket këtij organizimi të madh.

Sa i përket projekteve të reja, kujtojmë që reperi solli muajin që kaloi këngën “Dhimbje” ndjekur më pas me “Chicken Dinner”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm