Këngëtarja Edona Llalloshi është gati për një tjetër hap në karrierë.
Ajo në cilësinë e Drejtoreshës artistike të platformës “Premier” me datë 31 mars në Zvicër do të organizojë një konferencë në Zvicër në lidhje me hapat e rinj të platformës.
Konferenca “E ardhmja në artin shqiptar” i dedikohet komunitetit artistik shqiptar, krijuesve të artit muzikor shqiptar për të grumbulluar brenda një platforme të gjithë krijuesit me qëllim që puna e tyre të vlerësohet.
Ky event do të zhvillohet në “Charles Hall” në St. Gallen të Zvicrës dhe ne do t’iu mbajmë të informuar për të gjitha detajet. /Prive.al