Sytë mund të zbulojnë se si është gjendja juaj shëndetësore

By

Sytë mund të zbulojnë shumë për atë që po ndodh me shëndetin.

Ekspertët thonë se nëse diçka ndryshon me shëndetin e syve tuaj, duhet të keni parasysh dhe të shihni nëse ajo largohet, sepse sytë mund të zbulojnë problemet shëndetësore nga brenda trupit.

Simptomat e zgjatura në sy, qofshin këto ndryshime në shikim, dhimbje, irritim dhe më shumë, mund të jenë një shenjë paralajmëruese e diçkaje serioze.

Nëse filloni të vini re shenja të zeza ose gri në shikim, duhet të shkoni menjëherë të bëni një kontroll.

Kjo mund të jetë një simptomë e retinopatisë diabetike, e cila mund të ndodhë kur nivelet e larta të sheqerit në gjak, për një periudhë të gjatë kohore, dëmtojnë enët e gjakut në pjesën e pasme të syrit.

Pamja e paqartë, ose pika e humbjes së shikimit, është një nga simptomat kryesore të glaukomës së avancuar, një gjendje e zakonshme e syrit ku nervi optik, i cili lidh syrin me trurin, dëmtohet.

Zakonisht nuk shfaq simptoma në fillim, por kur përkeqësohet, mund të vijë deri te dëmtimi i madh i shikimit.

Artikuj të ngjashëm