Vëmendja mediatike rreth lidhjes së Beatrix dhe Donald nuk ka reshtur për muaj të tërë.
Dyshja që tani i kanë dhënë fund lidhjes së tyre po marrin mesazhe pafund nga ndjekësit, vecanërisht Beatrix e cila ka edhe një mesazh për ta.
“Dashuria dhe mbështetja që kam marrë nga fansat e mi është më shumë se ç’mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë. Jam me lot në sy duke e ditur që njerëzve u intereson për mua. Nuk mendoja kurrë që do të kaloja këtë eksperiencë. Ju jeni njerëzit e mi të preferuar dhe ju më bëni të lumtur çdo ditë, e fakti që unë mund t’i bëjë të tjerët të lumtur më bën dhe mua të ndihem mirë. Ju dua vërtet shumë me gjithçka që kam, përgjithmonë”, shkroi ajo në postimin e saj. /Prive.al