Ndahet nga jeta këngëtari i njohur, Luan Hajra

By

Ka ndërruar jetë këngëtari i njohur kosovar, Luan Hajra.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, njofton Klankosova.tv.

“Të dashur miq dhe shoqëri dhe ju gjithë artdashës, ju njoftoj qe sot në orët e mëngjesit ndërroj jetë këngëtari i njohur i gjitha Viseve Shqiptare, Luan Hajra”, thuhet në njoftim.

Luan Hajra u lind më 31 korrik të vitit 1949 në qytetin e Mitrovicës.

Hajra njihet për interpretimin e këngës së njohur “Rroka mandolinën”, e cila vazhdon të dëgjohet e këndohet edhe sot.

Disa nga këngët e tjera të Luan Hajrës janë:

“Kallma cigaren”

“A s’ma falë”

“Je e bukur”

“Tuj shetit”

“Jasemin moj të vjen era”

“Qaj gitara ime” etj.

Artikuj të ngjashëm