Jonida Maliqi i rikthehet ‘dashurisë së parë’ dhe solli një surprizë për fansat e saj

By

Për të gjithë ata që kanë ndjerë mungesën e Jonidës në cilësinë e këngëtares ajo u rikthye!

Këngëtarja iu rikthye dashurisë së vjetër – muzikës – duke publikuar një këngë të re.

Bëhet fjalë për këngën “I need you” në bashkëpunim me Obie Kellz, gjysmë shqip, e gjysmë anglisht.

KLIKONI KËTU PËR TË DËGJUAR KËNGËN

Me këtë rast Jonida bëri një status ku tregoi për rikthimin e saj e madje dha edhe një premtim.

“Është gjithmonë qejf dhe emocion të kthehem tek dashuria ime e parë, tek ajo që më njohu me ju… Ky është materiali im i ri në muzikë dhe pas tij do vijnë shumë të tjerë. Ky është një premtim: s’ka më pushime! Uroj ta shijoni dhe te kërceni po aq sa unë në këtë vit që e mbaja vetëm për vete këtë duet”, ka shkruar Jonida. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm