Klan Kosova shënon 13-vjetorin me klip të ri për “Jemi një”

By

Një vit më pak se Kosova, me 17 shkurt feston Klan Kosova.

17 shkurti i 2009-ës shënon fillimin e punës së mediumit i cili për këtë periudhë kohore ka arritur të bëhet lider medial (sipas vlerësimeve) në vend.

Jo rastësisht ishte zgjedhur kjo datë që ky medium ta niste punën pothuajse heshturazi, por me shumë zell për të arritur ta fitojë besueshmërinë e audiencës kosovare shumë shpejt.

13 vjetori e zë Klan Kosovën në majë të piramidës së shikueshmërisë dhe lexueshmërisë.

Për të shënuar këtë përvjetor, stafi editorial dhe televiziv i Klan Kosova janë mbledhur për një klip të ri për këngën e njëjtë “Jemi një”.

Ndiqni të plotë në videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm