Ky është suksesi i radhës së Dua Lipës (FOTO)

By

Platforma Spotify ka prezantuar listën e 5 këngëve më të dëgjuara të vitit 2021.

Në mesin e këtyre këngëve më të dëgjuara, hyn edhe “Levitating” kënga e Dua Lipës.

Këngëtarja amerikane Olivia Rodrigo është ajo e cila udhëheq top pesëshen me hitin e saj “Drivers license”, ndërsa Dua Lipa renditet e pesta me hitin e saj “Levitating”.

Padyshim që Dua po na bën krenar me sukseset e saj të vazhdueshme.

Ajo mbrëmë ka rrëmbyer dy çmime në Brit Awards. Lipa është zgjedhur si artistja më e mirë Pop/R&B.

Shqiptarja ka lënë prapa artistët si Ed Sheeran, Adele, Grif dhe Joy Crookes. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm