Bashkëpunëtorët e shfaqjes së binjakëve Veshaj dalin kundër pretendimeve të Einxhel!

By

Së fundmi, Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj patën përplasje të forta brenda shtëpisë, në lidhje me bashkëpunimin e tyre në të kaluarën.

Einxhel tha se asaj i ishte shkëputur bashkëpunimi profesional pa asnjë paralajmërim nga produksioni  vëllezërve Veshaj, ndërkaq Donald pretendon se kjo nuk është e vërtetë dhe se ajo ishte treguar shumë jo profesionale gjatë bashkëpunimit.

Romeo Veshaj ka ripostuar një ‘story’ të Kreshnik Saraçit, i cili është shprehur se arsyeja pse janë shkëputur marrëdhëniet profesionale me Einxhel ka qenë mungesa e korrektësisë në orare nga ana e saj.

“Kam qenë regjisor i ‘Binjakët Shoë’. Për sa i përket debatit të mbrëmshëm midis Donaldit dhe Einxhel në ‘Big Brother Albania VIP’, ndjej detyrimin të mbaj një qendrim për të mirën e asaj që jo gjithë çfare thuhet duhet përtypur! Einxhel nuk ka qenë korrekte me oraret! Kjo ishte arsyeja e shkëputjes së bashkëpunimit.”- ka shkruar ai.

Nga ana tjetër, ka reagur edhe Sara Gjordeni, e cila ishte gjithashtu ajo që ka bashkëpunuar me Donaldin dhe Romeon në emisionin e tyre, e cila gjithashtu doli kundër pretendimeve të Einxhel. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm