Vritet aktorja e njohur e filmit “Beats of the Southern Wild”

By

Jonshel Alexander, aktorja e cila luajti në filmin e nominuar për çmimin Oscar “Beats of the Southern Wild”, u qëllua për vdekje të shtunën mbrëma në Luiziana të Brazilit.

Alexander dhe një burrë i paidentifikuar u qëlluan teksa ishin ulur në një automjet rreth orës 21:00, tha policia. Mjekët deklaruan vdekjen e aktores në vendngjarje, ndërsa burri u dërgua me urgjencë në spital.

Në moshën 12-vjeçare, Alexander luajti Joy Strong në filmin e vitit 2012, “Beats of the Southern Wild”, një dramë që u xhirua në Luiziana.

Regjisori Benh Zeitlin caktoi Jonshel Alexander për rolin dytësor, në një audicion që kishin aplikuar më shumë se 4000 aktorë.

Aktorja ndërroi jetë në moshën 22 vjeçare.

 

Artikuj të ngjashëm