#meProfën, Adriana Matoshi i del në krah profesorit që u kritikua për videon e tij në TikTok

By

Profesori i biologjisë, Lulzim Paci është bërë viral për shkak të disa videove të tij duke kë kërcyer valle popullore.

Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi ka reaguar në mbështetje të tij duke postuar një video duke kërcyer.

Une nuk di me kcy se nuk jom valltare profesioniste, po bash qitash qe kom arsyje mas krejt seneve qe i kalova, nuk e kom plan me u nal tu kcy o profe.

Une jom ftyre publike se jom pjese e skenes se artit qe shume vjet, tash edhe pjes e politikes, po prap m’shajne, m’keshin, e bullizojne me mu. Po apet nuk e kom plan mu nale o profe.

Nese ti ishe kone i huji, kishe dal e kishe bo naj vallzim palidhje pa ritem hiq, kishin thone “qe bre ktyne te jashtit gjithçka ju ka hije”…”ktyne te jashtit nuk ja u nin per sen”…

Ne fund te dites ti je PROFESOR.
Mos e nal vallzimin per kerkon.

Shyqyr qe mas pandemise e izolimit qe e kemi perjetu, njerzt e gjejne motivin me reflektu pak pozitivitet e mu argetu n’menyrat e veta. Kerkujt kurgjo t’keqe nuk i ke bo.

Ishalla jeta ka me na dhone gjithmone arsyje me festu e vallzu.
#meProfen

Artikuj të ngjashëm