Këngëtarja Beatrix Ramosaj së fundmi publikoi këngën “Faj” dedikuar historisë së saj me Donaldin.
Ky i fundit, në shtëpinë e “Big Brother VIP” e ka dëgjuar këngën për herë të parë, moment i cili i ka shkaktuar emocion të fortë atij dhe jo vetëm.
Në videon e ndarë nga produksioni në rrjete sociale ai dëgjohet teksa e kërkon sërish këngën për ta dëgjuar për herë të dytë.
Gjithashtu, edhe Einxhel u emocionua kur dëgjoi këngën e Trixës teksa ajo po qëndronte në oborr me Monikën dhe Beniadën. Teksa kënga po luante në sfond ajo bërtet “Ndizja zërin vëllai i madh” dhe vijon të përlotet. /Prive.al