Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, e ka nisur vitin 2022 si kampione. Ajo e ka fituar medaljen e artë në garën Grand Prix që po mbahet në Portugali.
Në finale ajo e mposhti me ippon kroaten Ana Viktorija Puljiz.
Xhudistja kosovare ka zhvilluar garën në kategorinë 52 kilogramë dhe ka shënuar katër fitore për të marrë medaljen e artë.