“Katile” është projekti i fundit i Gjestit, i cili u pëlqye jashtëzakonisht nga ndjekësit e këngëtarit.
Kënga e cila u publikua dy muaj më parë, arriti të marrë mbi 4 milionë klikime në platformën Youtube.
Por si duket Gjesti nuk do të na bëj të presim edhe shumë gjatë për këngën e re, pasi shumë shpejtë do sjellë surprizën e radhës për ndjekësit e tij.
Këtë e bëri të ditur përmes disa postimeve në InstaStory-n e tij, ku ndau dhe disa sekuenca nga kënga e re.
“Vjen së shpejti” shkroi Gjesti në mbishkrimin e postimeve të tij. /Prive.al