Sulmohet fizikisht ylli amerikan

By

Ylli amerikan Farrah Abraham deklaroi për TMZ: “Jam e lodhur duke u rrahur, sulmuar, komplotuar me qëllim të keq gjatë darkës në Grand Master Records, ky ishte arrestimi i një personi që avokati im po e trajton nga këtu. E tmerrshme dhe traumatizuese që njerëzit më sulmojnë dhe unë nuk mund të shijoj as darkën pasi jam i vetmi person e sulmuar dhe ngacmuar. Pres me padurim gjykatën si gjithmonë, për të paralajmëruar se ky vend është një rrezik për personazhet publike”.

Ajo pretendon se punëtorët e institucionit e sulmuan atë, dhe më tej pretendon se ata e filmuan të gjithën për të dalë në media. Farrah gjithashtu këmbëngul se ajo ishte e veçuar, duke theksuar se dy shoqet e saj nuk u ngatërruan vetëm ajo.

Abraham është arrestuar mbrëmjen e së shtunës, pasi dyshohet se ka goditur me shuplakë një roje sigurie në një klub mëson TMZ.

Farrah iu kërkua të largohej nga klubi, por refuzoi. Në një moment, ajo dyshohet se e goditi rojën.

Ajo do të paraqitet në gjykatë në muajin maj, ndërsa ka shtuar se do të padisë restaurantin dhe rojën e sigurisë që shkaktoi plagë tek ajo.

Artikuj të ngjashëm