Rita Ora koncert në Kosovë verën e ardhshme

By

Motra e Rita Orës, Elena ishte e ftuar në TedX Prishtina ku rrëfeu historinë e familjes dhe rrugëtimin në rrjedhë kronologjike.

Në një intervistë për Rrokum TV, Elena deklaroi se fillimisht ka hasur në vështirësi kur është ftuar në këtë eveniment mirëpo në fund ka vendosur që të thotë lirshëm atë që ka për të rrëfyer.

Ajo foli edhe për përpjekjet që të organizohet një koncert në Kosovë në Qershor apo Korrik të 2016-tës.

‘Po mundohemi me bo në verën e 2016-tës. Edhe pak, diku edhe 6 apo 7 muaj’ – ka thënë Elena. Ajo gjithashtu potencoi se shkolla që do hapet nga Rita si Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës ka për qëllim t’i mësojë nxënësit se si të përfitojnë nga performanca në skenë pasi njerëzit këtu janë shumë të talentuar por po ikin nga Kosova.

Artikuj të ngjashëm